Siria rihap ambasadën në Tunizi

Botë | 4 vite më parë

Siria do të rihapë ambasadën e saj në Tunizi pasi vendi i Afrikës së Veriut njoftoi caktimin e një ambsadori të ri në damask. Tunizia bëhet kështu shteti më i fundit arab që rivendos lidhje diplomatike me Sirinë, pas ndërprerjes së tyre rreth dhjetë vite më parë.  

Vendimi i presidentit tunizian Kais Saied për të caktuar një ambasador të ri në Damask u pasua nga një lëvizje e ngjashme nga qeveria siriane, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministritë e jashtme të dy vendeve. Njoftimi është hapi më i fundit e një tendence rajonale riafrimi me vendin e përçarë nga lufta, i cili në datën 6 shkurt të këtij viti u godit nga një tërmet vdekjeprurës.

Aktet e dhunës që qeveria siriane ka ndërmarrë ndaj protestuesve dhe civilëve në trazrat që u kthyen në luftë civile në 2011-ën, shkaktoi reagimin e qeverive arabe. Ndërprerja e marrëdhenieve të tyre kulmuan kur Siria u përjashtua nga Lidhja Arabe. 

Në 2012-ën Tunizia mbylli ambasadën në Damask.  Në fillim të këtij viti, presidenti sirian Bashar al Asad, vizitoi Omanin dhe Emiratet e Bashkuara arabe, dy kombe që kanë mbështetur luftëtarët që janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë e Asad. 

Qeveria siriane është aktualisht në bisedime me Arabinë saudite për rihapjen e ambasadave.  

Në muajin maj të këtij viti, Arabia Saudite do të organizojë samitin e Lidhjes arabe ku ka shpresa që Siria të ripranohet në këtë lidhje.

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme