Skandalet e djalit, Hanter/ Republikanët kërkojnë shkarkimin e presidentit Bajden

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin MekKarti (McCarthy) bëri të ditur sot se i ka bërë thirrje komitetit që të nisin hetimet për të shkarkuar presidentin amerikan Xho Bajden (Joe Biden) edhe pse nuk janë provuar pretendimet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka përfituar drejtpërdrejt nga marrëveshjet e biznesit të djalit të tij, Hanter Bajden.
Lëvizja vjen mes presionit në rritje nga krahu i djathtë për të vijuar hetimet, përfshirë disa eksponentë të së djathtës ekstreme, të cilët kanë kërcënuar se do ta largojnë MekKartin nga posti i tij nëse nuk lëviz me shpejtësi me hetimin ndaj presidenti amerikan.
“Këto janë akuza për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion”, tha republikani i Kalifornisë në një fjalim jashtë zyrës së tij në Kapitol Hill.
“Ata kërkojnë hetim të mëtejshëm nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo është arsyeja pse sot po drejtoj Dhomën e Përfaqësuesve për të hapur një hetim zyrtar për shkarkimin e Presidentit Joe Biden”, ka theksuar ai.
Hetimet e Republikanëve të udhëhequr nga Dhoma e Përfaqësuesve nuk kanë dhënë ende ndonjë provë të drejtpërdrejtë se presidenti ka përfituar financiarisht nga marrëveshjet e Hunter Bidenit.
MekKarti tha se ai po merr mendimin e përfaqësuesve Xhejms Komer (James Comer) nga Kentaki (Kentucky), Xhejson Smith (Jason Smith) nga Misuri dhe Xhim Xhordan (Jim Jordan) nga Ohajo për të udhëhequr hetimin.
Në javët e fundit, MekKarti u ka thënë privatisht republikanëve se ka në plan të ndjekë hetimin për shkarkimin e Bajdenit dhe shpreson të fillojë procesin deri në fund të shtatorit, sipas burimeve të shumta të GOP, transmeton CNN.
Ndërsa MekKarti tashmë ka kërcënuar publikisht se do të nisë hetimet, ndërsa ka dërguar sinjale edhe më të forta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




