Skandali i korrupsionit në BE/ Dalin të tjera detaje, në qendër të skemës, ish-deputeti i PE

Vijojnë të publikohen detaje në lidhje me përfshirjen e figurave të rëndësishme në skandalin e korrupsionit që po trondit Brukselin
Pier Antonio Panzeri, ish-deputeti i PE, është cilësuar si “truri” i çështjes, nga prilli deri në shtator, ai kishte bërë dy udhëtime në Katar dhe Marok kur të dy vendet kishin nevojë për mbështetjen maksimale ndërkombëtare. Shërbimet sekrete italiane kishin vënë në dijeni belgët për këto udhëtime.
Prokuroria e Brukselit po heton edhe udhëtime të tjera të ish-deputetit italian në Marok, ku dyshohet se është takuar me shefin e shërbimeve sekrete të vendit të Afrikës Veriore.
Kontaktet e tij me Marokun duket se kanë nisur në vitin 20011, kur ai ishte kreu i delegacionit të Parlamentit për vende si Maroku, Algjeria, Mauritania. Dokumentet e viteve 2014 dhe 15 të nxjerra në dritë nga hakerat zbuluan marrëdhëniet që kishin filluar midis Panzerit dhe Marokut.
Sipas dokumenteve të drejtësisë belge, që në vitin 2017 Panzeri bashkëpunonte me ambasadorin maroken./ Coriere.it
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



