Skrapar- Kishin kultivuar kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Aktualitet | 49 minuta më parë

Një 22-vjeçar u arrestua në flagrancë në Skrapar, pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në një zonë pyjore të fshatit Dobrenjë. Gjatë operacionit antikanabis të koduar “Dobrenjë”, policia gjeti dhe asgjësoi 31 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërsa në vendngjarje u sekuestrua edhe një armë zjarri tip kallashnikov.

I riu T. H., banues në fshatin Rromas, u prangos në momentin e ndërhyrjes, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Q. M., 22 vjeç, sapo pa shërbimet e Policisë hodhi armën dhe u largua në zonën e pyllëzuar. Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni u finalizua pas një hetimi njëmujor të kryer me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Skrapar, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme