Spitali italian përdor CT për zbulimin e sekreteve të mumies egjiptiane

Kuriozitete | 5 vite më parë

Egjipti i lashtë përjetoi një takim me teknologjinë moderne mjekësore kur një mumie iu nënshtrua një skanimi CT në një spital italian këtë javë si pjesë e një projekti kërkimor.

Mumia nga Ankhekhonsu, një prift i lashtë egjiptian, u transferua nga Muzeu Arkeologjik në Bergamo në një poliklinikë të Milanos. Ekspertët në spital do të përpiqen të mësojnë më shumë rreth jetës së Ankhekhonsua dhe zakoneve egjiptiane të varrimit nga gati tre mijë vjet më parë. “Mumiet praktikisht janë një muze biologjik. Ato janë si një kapsulë kohe”, tha Sabina Malgora, drejtoreshë e Studimit të Projektit Mummy. Ajo shprehet se emri i mumies u zbulua në një sarkofag 800-900 vjet para Krishtit. Emri Ankhekhonsu, që do të thotë “zoti Khonsu është gjallë”, është shkruar pesë herë në sarkofag.

Studiuesit besojnë se mund të rindërtojnë jetën dhe vdekjen e një prifti egjiptian dhe të zbulojnë se cilat produkte janë përdorur për të mumifikuar trupin. “Studimi i sëmundjeve dhe plagëve të lashta është i rëndësishëm për kërkimet moderne mjekësore. Ne mund të hulumtojmë mbi kancerin ose arterosklerozën në të kaluarën, e cila mund të jetë e dobishme për kërkime moderne,” tha Malgora.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme