Sri Lanka, Gotabaya Rajapaksa pritet të kthehet në vend

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa pritet të kthehet në vend nga Singapori, thotë një ligjvënës nga Sri Lanka. Zëdhënësi i kabinetit Bandula Gunawardena u tha gazetarëve të martën se zoti Rajapaksa nuk ishte i fshehur, por data e kthimit të tij nuk dihej. Ish-udhëheqësi u largua nga Sri Lanka pas trazirave masive për një krizë ekonomike. 

Shumë protestues thonë se ai keqpërdori financat e vendit, duke çuar në rritjen e çmimeve të mallrave thelbësore. Z. Rajapaksa u largua nga Sri Lanka më 13 korrik për në Maldive, përpara se të nisej për në Singapor më 14 korrik. Ai paraqiti dorëheqjen e tij menjëherë pas mbërritjes së tij, e cila u pranua zyrtarisht nga kabineti i Sri Lankës më 15 korrik.

Ish-presidenti ka udhëtuar me gruan dhe dy truprojat. Ai nuk ka më imunitet ligjor si kryetar shteti. Singapori thotë se presidenti i rrëzuar nuk kërkoi azil politik kur mbërriti. Z. Rajapaksa fillimisht i ishte dhënë një vizë 14-ditore për qëndrimin e tij në Singapor. Por kjo tani është zgjatur edhe 14 ditë të tjera, raportuan mediat lokale të Singaporit të mërkurën. Spekulimet që nga ajo kohë janë përhapur në lidhje me planet e tij të mundshme, me disa që sugjerojnë se ai mund të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Megjithatë, Bloomberg citoi një zyrtar pa emër të Sri Lankës të ketë thënë se zoti Rajapaksa dëshironte të kthehej në Colombo. Më pas, të martën, Gunawardena u tha gazetarëve: “Në dijeninë time ai pritet të kthehet”. Banorët e Sri Lankës fajësojnë administratën e Rajapaksa për krizën e tyre më të keqe ekonomike në dekada. 

Ata kanë qenë duke luftuar me muaj të tërë të ndërprerjeve të përditshme të energjisë dhe mungesave të gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet. Z. Rajapaksa është zëvendësuar si president nga aleati i tij i ngushtë Ranil Wickremesinghe – ai u votua nga ligjvënësit javën e kaluar, por është thellësisht jopopullor në mesin e Sri Lankës. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme