Sri Lanka, Ranil Wickeremesinghe zgjidhet presidenti i ri i vendit

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickeremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht jopopullaritetit të tij në publik, shkruan BBC.
Z. Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive.
Ai mundi rreptësisht rivalin e partisë Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar të mërkurën.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht që ish-kryeministri, tani president të largohet.
Megjithatë zoti Wickremesinghe i ka kundërshtuar këto thirrje. Ai mori automatikisht postin e ushtruesit të detyrës së presidentit pasi Rajapaksa u largua dhe fitorja e tij të mërkurën do ta mbajë në pushtetë deri në nëntor 2024.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




