Stilimi i flokëve në verë, ngjyra karamel dhe ondet e buta janë trendi i këtij sezoni

Lifestyle | 1 vit më parë

Vera është koha kur ndryshimet në pamje janë më të dukshme, sidomos te flokët.

Ngjyrat, prerjet dhe stilet që preferojnë vajzat këtë sezon tregojnë shumë për tendencat e modës dhe dëshirën për rifreskim.

“Prerjet në modë janë prerjet me flokë të shkurtër, sepse janë më praktikë dhe më të freskët për këtë stinë të nxehtë. Zakonisht preferojnë më shumë stilimet me onde të lehta, që të duken sa më natyrale, sa më në modë,” thotë estetistja dhe parukierja Kristi Peraj.

Ajo na rrëfen si ndryshojnë preferencat me stinën, duke u përshtatur me stilin dhe karakterin.

“Ngjyrat e flokëve janë shumë te balajazhet e lehta, që kanë nuanca të karamelit, të bezhës. në përgjithësi vijnë me ide të qarta, por edhe sugjerimi nga ana ime është gjithmonë, sepse e shoh në varësi të flokut, si e përballon, si shkon me tiparet e fytyrës,” tregon estetistja. 

Me onde apo të drejta, apo nuanca nga më të ndryshmet, zgjedhja është gjithmonë e lirë, por ajo që qëndron është dëshira për t’u ndjerë e bukur dhe e freskët.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme