Stolteberg: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë, po përgatiten për një luftë që do të zgjasë shumë

Botë | 4 vite më parë

Sulmet e reja  raketore të nisura nga forcat ruse në Ukrainë u dënuan nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, i cili deklaroi se ka besim se strategjia e Vladimir Putin, do të dështojë.

Në muajt e fundit, Rusia ka nisur sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke lënë shumë zona pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.

“Putin po përpiqet të përdorë dimrin si një armë për të demoralizuar ukrainasit. Historia na ka mësuar se këto lloj sulmesh brutale kundër civilëve nuk e dobësojnë frymën e rezistencës, në vend të kësaj forcojnë vendosmërinë e popullit për të luftuar”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut beson se Putini bëri një gabim të madh duke nënvlerësuar vendosmërinë e vendeve anëtare të NATO -s për të mbështetur Ukrainën.

“Mbështetja e aleatëve për Ukrainën është e paprecedentë dhe ne e kemi bërë të qartë se do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Anëtarët e NATO-s duhet të vazhdojnë të forcojnë ushtarakisht Ukrainën derisa presidenti rus, Vladimir Putin , të kuptojë se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës”, tha Stoltenberg.

Kanë kaluar pothuajse dhjetë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe shefi i NATO-s paralajmëron: “Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ai po përgatitet për një luftë që do të zgjasë shumë. Ne shohim se po mobilizon më shumë forca, është e përgatitur për çdo humbje të madhe, po përpiqet të ketë akses në më shumë armë dhe municione. Është kriza më e rrezikshme e sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme