Stoltenberg: Duhet të dërgojmë më shumë armë në Ukrainë. Putini nuk dëshiron paqe

Botë | 4 vite më parë

Në forumin e Davosit,  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se duhet shtuar mbështetja në armatime ndaj Ukrainës.

Stoltenberg e përshkruan luftën si një moment kyç, ndërsa shprehet se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, forca të blinduara, por edhe municione, pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje për të siguruar funksionimin e armëve të dorëzuara.

“Presidenti Putin nuk ka treguar asnjë shenjë të përgatitjes për paqen dhe për këtë arsye ai duhet të kuptojë se nuk mund ta fitojë këtë luftë. Nëse duam një zgjidhje paqësore dhe ta arrijmë atë sa më parë duhet të dërgojmë më shumë armë drejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se konsultimet janë duke vazhduar midis aleatëve për furnizimin me tanke luftarake në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme