Studimi: Fëmijët që rriten pranë hapësirave të gjelbra janë emocionalisht më të shëndetshëm

Fëmijët e vegjël që rriten pranë hapësirave të gjelbra janë më të shëndetshëm emocionalisht, sipas një studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.
Shkencëtarët analizuan informacionin e prindërve për sjelljen e fëmijëve të tyre nga mosha dy deri në njëmbëdhjetë vjeç. Ata kombinuan të dhënat me adresën e shtëpisë së familjes kur lindi fëmija dhe të dhënat satelitore për dendësinë e bimësisë rreth shtëpive të tyre.
Të dhënat përfshinin 2.103 fëmijë të lindur midis viteve 2007 dhe 2013, të cilët jetonin në 41 shtete amerikane.
Siç zbuluan në analizën e tyre, të publikuar në revistën JAMA Network Open, nivelet më të larta të hapësirave të gjelbra brenda një kilometri nga shtëpia e një fëmije u shoqëruan me simptoma më të ulëta të ankthit dhe depresionit midis moshës dy dhe pesë vjeç. Lidhja mbeti edhe kur studiuesit llogaritën seksin e fëmijës, edukimin e prindërve, moshën në lindje dhe cenueshmërinë socio-ekonomike të lagjes./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



