Studimi, një test gjaku do të identifikojë më shumë se 50 lloje të kancerit

Një test gjaku i cili do të mund të përdoret për të identifikuar për më shumë se 50 forma të kancerit mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnozës dhe përshpejtimin e pacientëve për trajtim, sugjeron një studim.
Testi zbulon fragmente të vogla të ADN-së së tumorit në qarkullimin e gjakut. Ai paralajmëron mjekët nëse është zbuluar një sinjal kanceri dhe parashikon se ku në trup mund të ketë origjinën ai sinjal.
Ekspertët mirëpritën gjetjet por thanë se do të nevojiteshin më shumë kërkime përpara se testi, i bërë nga kompania kaliforniane Grail, të mund të shtrihej në sistemet e kujdesit shëndetësor.
Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, përfshiu 5,461 njerëz në Angli dhe Uells, të cilët u referuan në spital nga mjeku i tyre i përgjithshëm me kancer të dyshuar. Rezultatet e tij po prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago.
Testi zbuloi saktë dy të tretat e kancereve në mesin e atyre që u përfshin në studim. Në 85% të atyre rasteve pozitive, testi ishte gjithashtu në gjendje të përcaktonte vendndodhjen origjinale të kancerit. Ishte më i saktë te pacientët e moshuar dhe ata me kancer më të avancuar, sipas rezultateve të provës.
Gjetjet do të prezantohen në konferencën e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike , në Çikago, dhe do të botohen në revistën The Lancet Oncology citon The Guardian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




