Studimi/ Sa hapa duhet të bëjmë në ditë për të qenë të shëndetshëm

Lifestyle | 3 vite më parë

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri tregon se më pak se 5,000 mund të jenë të mjaftueshëm për të parë një përfitim.

Analiza e më shumë se 226,000 njerëzve në mbarë botën tregoi se 4,000 ishin të mjaftueshme për të filluar zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për çdo shkak.

Pak më shumë se 2300 janë të mjaftueshme për të përfitime për zemrën dhe enët e gjakut. Sa më shumë të bëni, aq më shumë përfitime shëndetësore shihen, thanë studiuesit.

Çdo 1000 hapa shtesë përtej 4000 ul rrezikun e vdekjes së hershme me 15% deri në 20000 hapa.

Ekipi nga Universiteti Mjekësor i Lodz-it në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në SHBA zbuloi se përfitimet e ecjes zbatoheshin për të gjitha gjinitë dhe moshat, pavarësisht se ku jetonin.

Megjithatë, përfitimet më të mëdha u panë tek moshat nën 60 vjeç.

“Unë besoj se duhet të theksojmë gjithmonë se ndryshimet në stilin e jetës, duke përfshirë dietën dhe stërvitjen, mund të jenë shumë efektive në reduktimin e rrezikut kardiovaskular dhe zgjatjen e jetës“, tha ai. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është përgjegjës për 3.2 milionë vdekje çdo vit, shkaku i katërt më i shpeshtë në mbarë botën./BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme