Studiuesit zbulojnë pilulën vibruese që nxit humbjen e peshës

Njerëzit së shpejti mund të humbin peshë duke gëlltitur një pilulë vibruese para çdo vakti, thonë shkencëtarët. Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts kanë krijuar një kapsulë me madhësi multivitamine që “gënjen” stomakun të mendojë se është i ngopur.
Në eksperimentet e kafshëve që morën pilulën 20 minuta para se të hanin, u pa se konsumuan mesatarisht 40 për qind më pak ushqim në krahasim me një grup tjetër i cili nuk kishte marrë pilulën.
Pajisja ende nuk ka hyrë në provat njerëzore, por studiuesit thonë se ajo kishte një efekt ‘të suksesshëm’ në uri dhe mund të jetë një mënyrë për të ‘humbur peshë ose kontrolluar urinë’. Studiuesit thonë se testet e kryera nuk kishin efekte anësore si nauze dhe të vjella, të cilat shihen në ilaçin Ozempic./DailyMail/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




