Sulm me armë në qendrën parashkollore në Tajlandë, ish-oficeri vret 34 persona, plagos dhjetëra të tjerë

Botë | 4 vite më parë

Ish-oficeri i Policisë Panya Kamrab ka hapur zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë, duke vrarë 34 persona dhe plagosur më shumë se 12 të tjerë.

Ish-oficeri i policisë pak para sulmit ka qenë në një seancë gjyqësorë pasi akuzohej për përdorim droge. BBC raporton se ish-oficeri pas sulmit tragjik, është vetëvrarë.

Pas tragjedisë ka reaguar dhe Kryeministri Prayuth Chan-ocha i cili ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe i ka përshkruar të shtënat si një ngjarje “tronditëse”. “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme