Sulm me armë në shkollën publike St Louis, vriten 3 persona, plagosen 7 të tjerë

Tre persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në St.Louis, Missouri. Një ish-student 19-vjeçar hyri i armatosur në Shkollën e Mesme Qendrore Visual & Performing Arts pak pas orës 09:00 me orën lokale.
Agresori ishte i pajisur me qindra plumba që ishin renditur në gati një duzinë karikatorësh me kapacitet të lartë. Dëshmitarët kanë deklaruar se fatmirësisht arma e agresorit u bllokua në mes të sulmit, pasi numri i viktimave mund të kishte qenë edhe më i lartë.
I dyshuari, i identifikuar nga policia si një ish-student 19-vjeçar, shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas ndërroi jetë. Policia tha se personi i armatosur u diplomua vitin e kaluar nga shkolla dhe nuk kishte histori të sjelljes kriminale. Një nga viktimat u identifikua nga familja si mësuesja e shëndetësisë Jean Kuczka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



