Sulm me hark në Londër, vritet bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatori të garave në BBC, John Hunt kanë mbetur të vrara pas një sulmi të dyshuar me hark.
Mediat britanike raportojnë se Policia në Londër është vënë në kërkim të një të riu në veri të qytetit, i cili dyshohet të jetë autor i sulmit.
Viktimat janë Carol Hunt, 61 vjeç dhe dy vajzat Louise, 25 vjeç dhe Hannah, 28 vjeç. Sipas policisë, ato vdiqën në banesën e tyre të martën mbrëma.
Si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë, policia ka identifikuar Kyle Clifford, 26 vjeç nga Londra.
Ndërkohë qytetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg tij pasi mund të jetë ende duke lëvizur me harkun e shigjetat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



