Sulm me thikë në metronë e Londrës, 2 gra vihen në pranga. I plagosuri në gjendje të rëndë

Botë | 2 vite më parë

Dy gra janë vendosur në pranga pasi një person mbeti i plagosur rëndë në një stacion metroje në Londër mëngjesin e sotëm.

I plagosuri është dërguar në spital me lëndime të rënda për jetën, ku policia fillimisht dyshon se ai është goditur me thikë.

Policia mori një telefonatë për në stacionin “Seven Sisters” në veri të Londrës në orën 8:48 të mëngjesit pas raportimeve për një sulm të rëndë.

Dy femra janë arrestuar pasi dyshohen se kanë qenë ato autoret e sulmit. Ato vijojnë të jenë në pranga teksa policia po vijon hetimet. Ndërsa është mbyllur edhe stacioni i metrosë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme