Sulmet ndaj objektivave Houthi, Bajden dhe Sunak: Për vetëmbrojtje, do mbrojmë lirinë e lundrimit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden (Joe Biden) ka reaguar pas sulmeve të SHBA-Britani ndaj objektivave Houthi në Jemen, duke deklaruar se ishin të nevojshme për vetëmbrojtje.

“Këto sulme të synuara janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë nuk do të tolerojnë sulme ndaj personelit tonë ose nuk do të lejojnë aktorët armiqësorë të rrezikojnë lirinë e lundrimit në një nga rrugët tregtare më kritike në botë”, tha Bajden.

Forcat britanike dhe amerikane sulmuan objektivat Houthi në Jemen pasi grupi i mbështetur nga Irani kundërshtoi një paralajmërim për të ndaluar shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq.

Sulmet ndodhën në kryeqytetin Sana’a dhe në qeveritë e Sa’dah, Hodeidah, Taiz dhe Dhamar.

Bajden tha se aksioni ushtarak u mbështet gjithashtu nga Australia, Bahreini, Kanadaja dhe Holanda.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha gjithashtu se janë ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të mbrojë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë. Prandaj ne kemi ndërmarrë veprime të kufizuara, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme