Sulmi me raketa ruse, shkon në 48 numri i të vdekurve! Zelensky: Sulmi më brutal

Rritet numri i të vdekurve në Chasiv Yar. Pas sulmit me raketa rus në qytetin Chasiv Yar numri i të vdekurve është rritur në 48.
“Që nga ora 19:00, trupi i një personi të vdekur u gjet në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin Chasiv Yar. Në total u gjetën trupat e 48 personave të vdekur, përfshirë 1 fëmijë dhe 9 persona u shpëtuan nga rrënojat”, bëjnë me dije shërbimet e urgjencës shtetërore. The Guardian raporton se Presidenti Zelensky e ka konsideruar sulmin si një nga më brutalët.
“Pastrimi i mbeturinave vazhdon pas sulmit rus në qytetin e Chasiv Yar. Deri më tani, në listën e të vdekurve janë 48 persona, mes të cilëve një fëmijë. Fatkeqësisht, numri i të shpëtuarve nuk ka ndryshuar – 9 persona. Ekipet e shpëtimit do të punojnë në vend deri sa të pastrohen të gjitha mbeturinat. Ishte një nga sulmet më brutale ruse gjatë gjithë luftës – kaq shumë viktima… Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




