Sulmi terrorist i Hamasit, Komisioni i BE-së pezullon në mënyrë të menjëhershme të gjitha pagesat për palestinezët

Botë | 3 vite më parë

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha të hënën se blloku po pezullon “në mënyrë të menjëhershme” pagesat për palestinezët për shkak të asaj që ai e quajti “shkalla e terrorit dhe brutalitetit” gjatë sulmeve të Hamasit kundër Izraelit.

Njoftimi i befasishëm nga Varhelyi erdhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e BE theksuan se asnjë para e BE-së nuk do t’i shkonte Hamasit në radhë të parë dhe se kontaktet ishin ngrirë për 16 vjet. BE e konsideron Hamasin një grupim terrorist.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme