Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti i saj, arrestohet autori

Botë | 4 vite më parë

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi është sulmuar, ku si pasojë ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Paul Pelosi. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Pelosit ndërsa njoftohet se Paul Pelosi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë arrestuar autorin i cili ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit.

Kryetarja Pelosi nuk ndodhej San Francisko në kohën kur dhe ndodhi sulmi.

“Herët këtë mëngjes, një sulmues hyri në rezidencën Pelosi në San Francisko dhe sulmoi dhunshëm zotin Pelosi. Sulmuesi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit. Z. Pelosi u dërgua në spital, ku po merr një kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Kryetarja nuk ishte në San Francisko në atë kohë. Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”,  thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Nancy Pelosi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme