Tajfuni Lan godet Japoninë perëndimore, paralajmërim për evakuim për 237 mijë njerëz

Paralajmërime për evakuim janë lëshuar për më shumë se 237 mijë njerëz në 11 prefektura në Japoni, pasi tajfuni Lan goditi perëndimin e vendit.
Tajfuni arriti në tokë pranë Shionomisaki në prefekturën Wakayama të Japonisë rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale, me erëra afër 160 kilometra në orë, ekuivalente me një uragan të kategorisë 2.
Të paktën 26 persona janë plagosur në pesë prefektura në të gjithë Japoninë perëndimore. Në dy qytete në prefekturat Tottori dhe Okayama, reshjet e shiut për disa orë tejkaluan mesataren për të gjithë muajin gusht.
Stuhia e fuqishme ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi. Të gjitha fluturimet komerciale nga aeroportet Kansai, Chubu dhe Nagoya aktualisht janë pezulluar.
Tajfuni Lan pason tajfunin Khanun, i cili goditi Japoninë jugperëndimore me erë dhe shi në fillim të këtij muaji.
Ashtu si shumë vende të tjera aziatike, Japonia është përballur me motin ekstrem vdekjeprurës këtë verë. Në korrik, reshjet e shiut në jugperëndim të vendit çuan në përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat lanë të paktën gjashtë persona të vdekur. Në të njëjtin muaj, Japonia përjetoi valë të forta të nxehti, me temperatura mbi 39 gradë Celsius në disa vende./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




