Tajvani: Pas stërvitjeve ushtarake, Kina po planifikon të shpallë një zonë ndalim-fluturimi

Botë | 4 vite më parë

Ushtria e Kinës po planifikon të shpallë një zonë ndalim-fluturimi në hapësirën ajrore në veri të Tajvanit javën e ardhshme, pas stërvitjeve ushtarake të zhvilluara që synojnë ishullin.

Pretendimet vijnë nga qeveria e Tajvanit, sipas të cilëve zona e ndalim-fluturimit ishte rreth 85 milje detare në veri të Tajvanit.

Ndalimi i fluturimeve do të ketë një ndikim të rëndësishëm në trafikun ajror, duke prekur 60-70% të fluturimeve midis Azisë verilindore dhe juglindore, si dhe fluturimet midis Tajvanit dhe Koresë së Jugut, Japonisë dhe Amerikës së Veriut.

Të hënën mbrëma Kina njoftoi përfundimin e disa ditëve të stërvitjeve ushtarake, një përgjigje ndaj presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen, e cila zhvilloi një vizitë në SHBA javën e kaluar./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme