Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Politikë | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama priti një ditë më parë ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i qeverisë bëri të ditur se gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë energjinë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Ambasadorja ka ardhur për një takim njohjeje dhe për të diskutuar disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon, që lidhen me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane dhe bën pjesë në rrethin e ngushtë të vendimmarrjes së presidentit të SHBA,” tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme