Të ndërprera prej 10 vitesh, Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike

Turqia dhe Izraeli kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike që përfshinë edhe kthimin e ambasadorëve në vendet e njëri-tjetrit pas një përmirësimi gradual të marrëdhënieve. Kjo u bë e ditur nga ministrat e jashtëm të dy vendeve. Lëvizja vjen pas përpjekjeve graduale për të rivendosur lidhjet, duke përfshirë një vizitë të presidentit izraelit në Turqi e zhvilluar në mars.
“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në thellimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal” tha kryeministri izraelit Yair Lapid.
“Emërimi i ambasadorëve ishte një nga hapat për normalizimin e lidhjeve. Një hap i tillë pozitiv erdhi nga Izraeli si rezultat i këtyre përpjekjeve për të rivendosur marrëdhëniet dhe ne gjithashtu vendosëm të emërojmë një ambasador në Izrael, në Tel Aviv“, tha ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.
Të dy vendet dëbuan ambasadorët në vitin 2018 për vrasjen e 60 palestinezëve nga forcat izraelite gjatë protestave në kufirin e Gazës kundër hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.
Një vizitë në Turqi nga presidenti izraelit Isaac Herzog në mars ndihmoi në ‘ngrohjen’ e marrëdhënieve pas më shumë se 10 vitesh tensione.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




