Të paktën 3 viktima nga sulmet raketore ruse në Ukrainë

Të paktën dy civilë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi raketor rus që goditi një ndërtesë rezidenciale në qytetin e Zaporizhias mëngjesin e kësaj të mërkure.
Një tjetër person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një tjetër sulm që goditi banesa në Obukhivka në krahinën qendrore të Dinipropetrovksit.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ndërkohë bëri të ditur se tetë apartamente ishin shkatërruar si pasojë e sulmit ndaj Zaporizhias dhe se ekipet e emergjencës po kërkonin në rrënoja për të mbijetuar.
Sipas zyrës së tij, tre persona të tjerë ishin zhdukur pas sulmit. “Gjatë natës, terroristët rusë sulmuan Zaporizhinas me raketa, duke goditur një ndërtesë rezidenciale me pesë kate. Shteti i së keqes vijon të përdorë terrorin dhe të luftojë civilët. Terrori rus duhet mposhtur”, u shpreh Zelenski në telegram.
Një zyrtar i emëruar nga Moska në një pjesë të krahinës së Zaporizhias që kontrollohet nga Rusia ndërkohë fajësoi për sulmin forcat ukrainase. Rusia ka vijuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa Kievi po vijon kundërofensivën e tij në jug dhe lindje që ka përparuar në mënyrë të ngadaltë.
Gazetare E. Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




