Të paktën 50 raketa të Hamasit lëshohen drejt Izraelit

Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 50 raketa u lëshuan drejt Izraelit nga Rripi i Gazës i cili ndodhet nën sulme intensive izraelite.
Në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite thuhet se në jug të Izraelit janë aktivizuar sirenat për shkak të raketave të hedhura nga Gaza.
Autoritetet e qytetit Netivot, që ndodhet në afërsi të kufirit të Gazës, deklaruan se në zonë janë hedhur më shumë se 50 raketa.
Ndër të tjera njoftohet se një pjesë e madhe e raketave të hedhura u shkatërruan në ajër nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore.
Mediat izraelite kanë shkruar se dy nga raketat e lëshuara kanë goditur dy vende të ndryshme në rajonin Netivot dhe se nuk ka të plagosur.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




