Të sfidosh veten dhe natyrën me rafting – Irma Tako, prej 4 vitesh një figurë kyçe e këtij sporti

Aktualitet | 1 vit më parë

Irma Tako është një grua e guximshme dhe e vendosur, e cila po thyen tabutë duke zhvilluar sportin e raftingut në rrjedhën e egër të lumit Vjosa.

Për më shumë se katër vite, ajo ka qenë një prej figurave kyçe që ka drejtuar këtë aktivitet aventuresk dhe unik, duke krijuar jo vetëm një eksperiencë të paharrueshme për adhuruesit e raftingut, por edhe duke sjellë një frymë të re për turizmin e aventurës në rajon.

“Është le të themi një sport burrash, por vështirësitë nuk i kam më shumë fizike sesa me mentalitetin tonë. Për burrat është e vështirë që të pranojnë grua në një ambient kaq mashkullor”, tha Irma Tako, operatore Turizmi.

Irma thekson rëndësinë e funksionimit të turizmit në bazë të standarteve të larta për të garantuar sigurinë e sportistëve dhe ruajtjen e ambientit natyror. Ajo punon çdo ditë për të ngritur nivelin e shërbimit dhe për të treguar rëndësinë e respektimit të natyrës.

“Standartet e sigurisë dhe higjienës të jenë në maksimum. Gjithmonë çdo ditë dedikohemi për të mësuar dhe jemi shumë krenar për këtë”, theksoi ajo.

Irma Tako me punën e saj po dëshmon se si përkushtim i sinqertë dhe profesionalizmi mund të ndryshojnë perceptimin dhe të nxisin zhvillimin e një aktiviteti që jo vetëm promovon sportin, por edhe natyrën dhe kulturën vendase.

Gazetare: L. Koçiu           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme