Të shtëna me armë në Los Angelos, 10 të vrarë! Largohet autori

Botë | 4 vite më parë

10 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në ambientet e një biznesi mbrëmjen e të shtunës në Los Angelos.

Në zonë ishin mbledhur me mijëra qytetarë për festimin e vitit të ri hënor, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një studio kërcimi.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia bën të ditur se të shtënat me armë nuk kishin lidhje me festimet për vitin e ri hënor.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Monterey Park, ndërsa oficerët thonë se është “shumë herët” për të ditur motivimin e tragjedisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme