Të shtëna me armë zjarri në Filadelfia të SHBA, 2 viktima dhe 4 të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në Filadelfia të SHBA, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal. Autori duket se ka qëlluar nga rruga drejt lokalit. Autori, një 53-vjeçar, u gjet i vdekur nga policia, pasi kishte vrarë veten.

Ngjarja i bashkohet listës me nëntë të shtëna masive në SHBA të regjistruara vetëm në dy javët e para të 2024.

Të plagosurit, nga mosha 23 deri në 42 vjeç, janë shtruar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë autorin drejt këtij veprimi, ndërsa policia ka nisur hetimet nëse ai kishte bashkëpunëtorë./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme