Të shtëna në një dyqan në Virginia, autori vret 10 persona, plagos dhjetëra të tjerë

Botë | 4 vite më parë

Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një dyqani në Walmart në Chesapeake të Virxhinias duke lënë të vdekur 10 persona dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë. Policia ka dhënë informacionet paraprake duke bërë me dije se personi i armatosur ishte menaxher dyqani. Pas sulmit me 10 të vdekur, autori u vetëvra.

“Një person i armatosur ka vrarë deri në 10 persona në një superstore Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias”, tha policia ndërsa sqaroi se ende nuk dihet shkaku i sulmit.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme