Temperatura deri në -10 gradë dhe pa energji elektrike, ukrainasit përballë një dimri të vështirë

Botë | 4 vite më parë

Ukrainasit po përballen me një dimër jashtëzakonisht të vështirë, teksa temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për ndërprerje të zgjatura të energjisë për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Për 40% të popullsisë, furnizimi me energji është i pasigurt, në një kohë kur për shkak të rënies së mprehtë të temperaturës, që kanë shkuar deri në -10°C, nevojat për konsum të energjisë elektrike janë në rritje, gjë që e ndërlikon më tej situatën tashmë të vështirë të furnizimit me energji elektrike në vend.

Kyiv tashmë përballet me një “deficit të madh të energjisë elektrike “, tha kryetari i bashkisë Vitaly Klitschko. Rreth 1.5 deri në 2 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë së kryeqytetit ukrainas,  zhyten periodikisht në errësirë. Sipas Klitschko, furnizimi me energji elektrike i objekteve kritike si spitalet dhe shkollat ​​është stabilizuar.

Infrastruktura u shënjestrua sërish gjatë natës në rajonin verilindor të Kharkiv , ku u dëmtuan objektet energjetike, sipas guvernatorit Oleh Syniekhubov.

Në Kherson, i rimarrë nga forcat ukrainase pas muajsh pushtimi rus, riparimi i dëmeve në infrastrukturën energjetike po rezulton i rrezikshëm pasi forcat ruse vendosën mina rreth objekteve gjatë tërheqjes së tyre./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme