Temperatura deri në 35 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të premte (18 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Temperaturat në vend
Bajram Curri 14 deri në 28 gradë Celsius
Kukës 16 deri në 29 gradë Celsius
Peshkopi 15 deri në 29 gradë Celsius
Shkodër 20 deri në 34 gradë Celsius
Lezhë 19 deri në 34 gradë Celsius
Durrës 19 deri në 34 gradë Celsius
Tiranë 21 deri në 34 gradë Celsius
Elbasan 20 deri në 35 gradë Celsius
Berat 18 deri në 34 gradë Celsius
Fier 21 deri në 34 gradë Celsius
Korçë 17 deri në 31 gradë Celsius
Gjirokastër 17 deri në 35 gradë Celsius
Vlorë 19 deri në 33 gradë Celsius
Sarandë 20 deri në 33 gradë Celsius
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




