Temperatura deri në 50 gradë, 238 të vdekur nga të nxehtit në Portugali në vetëm një javë

Të paktën 238 njerëz kanë vdekur nga temperaturat e larta që kanë arritur rekord në Portugali gjatë javës së kaluar. Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje bashkëshoqëruese, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord gjatë muajit korrik, ndërsa 5 rajone në Portugali u vunë në alarm të kuq të premten.

Zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve dhe turistëve.
Më shumë se 3,000 zjarrfikës kanë luftuar për të vënë nën kontroll flakët të intensifikuara nga erërat e forta në Portugali.

Zjarret kanë shkatërruar rreth 30,000 hektarë tokë vetëm këtë vit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




