Tenis/ Fundi i një epoke, Djokovic jashtë “Top 10” në renditjen ATP

Sport | 45 minuta më parë

Dikur ekzistonte “Epoka e Artë” – një periudhë historike që përfshinte gati 25 vjet, gjatë së cilës të paktën njëri mes Federer, Nadal apo Djokovic renditej mes dhjetë lojtarëve më të mirë në klasifikimin e ATP-së në tenisin botëror. Me largimin e Djokovicit pas turneut të Nju-Jorkut, mbyllet një kapitull i historisë së tenisit që zgjati më shumë se 9 000 ditë.

Djokoviç bie në vendin e 12-të të renditjes ATP pas humbjes në raundin e parë të US Open ndaj argjentinasit Navone; për herë të parë që nga tetori i vitit 2002 – më shumë se 24 vite më parë – yjet nuk figurojnë në dhjetëshen më të mirë botërore.

7 tetori i vitit  2002 ishte hera e fundit kur renditja nuk përfshinte të paktën njërin prej Federerit, Djokovicit apo Nadalit në dhjetëshen më të mirë; kjo shënoi fillimin e Epokës së Artë të tenisit modern.

Renditjen aktuale e kryeson Sinner, i ndjekur nga Zverev, Alcaraz dhe Shelton.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme