Tensione në protestën pranë Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar

Aktualitet | 2 orë më parë

Protesta që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit dhe kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugët pranë zonës së protestës, gjë që ka sjellë edhe disa të shoqëruar.

Një grup protestuesish tentoi të bllokonte rrugët pranë Xhamisë së Namazgjasë, por policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra efektivë nga disa struktura, me qëllim mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit dhe shmangien e përplasjeve të mëtejshme.

Në terren janë vendosur edhe masa shtesë sigurie. Policia ka ngritur një gardh metalik nga Ministria e Brendshme deri te Xhamia e Namazgjasë, duke kufizuar lëvizjen në zonën pranë protestës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme