Tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit braktisin shtëpitë nga paniku

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballësh të shkallës rihter ka goditur qytetin turk, Konya duke krijuar frikë dhe panik te njerëzit të cilët braktisin shtëpitë e tyre.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash, ndërsa zyra e guvernatorit të Konyas bëri të ditur se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se shërbimet e urgjencës nuk kanë ndërhyrë gjatë tërmetit. Ndërkohë pamjet në rrjetet sociale tregojnë njerëzit duke u larguar me vrap nga shtëpitë e tyre pas tërmetit, transmetojnë mediat turke.
Turqia u godit në muajin shkurt nga dy tërmete të fuqishme, të cilat shkaktuan vdekjen e mbi 50 mijë personave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




