Tërmeti/ Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias takohet me homologun turk Mevlut Çavusoglu

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u prit këtë të diel ngrohtësisht nga homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu. Dy ministrat mbajtën një takim të shkurtër në aeroport, pas të cilit u nisën me helikopter drejt provincës së Hatajit, që është një nga më të prekurat nga tërmetet e së hënës që lamë pas. Vizita e Dendias ishte dhe e para e një ministri europian që nga tërmetet.
Gjatë një konference për shtyp në Atankja të Hatajit, Dedias shprehu ngushëllimet nga ana e tij, të qeverisë dhe të popullit grek për humbjet e jetëve të shkaktuara nga dy tërmetet. Ndërsa ministri i jashtë turk Mevlut Çavusoglu tha se vizita e Dendias tregonte solidaritetin e popullit grek për Turqinë.
Dendias ndërkohë ka udhëzuar misionin e përhershem grek në gjenevë që të veprojë në mënyrë që në turqi dhe siri të dërgohen s më shpejte ndihma humanitare ëpërs zyrës së kombeve të bashkuara për koordinimin e cështjeve humanitare.
Përvec kësaj, mediat greke bëjnë të ditur se zëvendësministri i jashtëm grek Andreas Katsaniotis ka marrë përsipër koordinimin e agejncieve dhe individëve që duan të ndihmojnë në mbledhjen e ndihmave humanitare për zonat e prekura nga tërmetet në turqqi dhe siri.
Greqia dhe Turqia kanë një histori disashekullore rivaliteti të karakterizuara nga mosmarrëveshje territoriale mes tyre. Pak kohë më parë, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan kishte kërcënuar Greqinë me pushtim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




