Tërmeti në Turqi/ Fanella me mbishkrim të Cristiano Ronaldos del në ankand, në ndihmë të të prekurve

Futbollisti turk, Merich Demiralin do të nxjerrë në ankand fanellën e firmosur nga futbollisti Cristiano Ronaldo, me të cilin ishte shok skuadre te Juventusi, me arsyen e fortë ku të ardhurat e mbledhura do të shkojnë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti fatal në Turqi.
“Sapo fola me Cristianon. Ai më tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi . Ne po nxjerrim në ankand bluzën e nënshkruar të Ronaldos nga koleksioni im. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të ndahen për të përfituar ata në zonën e tërmetit”, ishte mesazhi i Demiralit në rrjetet sociale.

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti fatal që goditi mëngjesin e së hënës (6 shkurt) kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 7266, numrin e të plagosurve në 30,474, e numrin e ndërtesave të shëmbura në 11,342.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




