Thirrja e parë në historinë e iPhone – Steve Jobs: 4 mijë kafe ju lutem

Thirrja e parë ndonjëherë nga iPhone në botë u bë nga Steve Jobs, më 9 janar 2007. Ai bëri një telefonatë në një dyqan Starbucks në San Francisco nga i cili vend porositi 4.000 kafe “latte” dhe më pas mbylli telefonin.
Sipas Fast Company Magazine, telefonatën e parë nga iPhone e pranoi e punonjësi i Starbucksit, Ying Hang “Hannah” Zhang. “Mirëmëngjesi! Si mund t’ju ndihmoj?”, u përgjigj Zhangu. “Po, do të doja të porosisja 4.000 kafe ‘latte’, të lutem”, tha Jobsi, duke buzëqeshur. Por, menjëherë pas kësaj fjalie kishte shtuar: “Jo, vetëm bëj shaka. Numër i gabuar. Mirupafshim! ”. Kur Jobsi e mbylli telefonin, një turmë e madhe para tij shpërtheu në të qeshura, sepse kjo nuk ishte ndonjë thirrje e zakonshme.
Jobsi ishte në skenë në “Moscone Center”, ku ai sapo kishte zbuluar iPhonen e parë . Thirrja e tij në “Starbucks” atë ditë ishte telefonata e parë e bërë nga një iPhone në histori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




