Tiranë/ Aksident i rëndë në rrugën “Don Bosko”, përplaset makina me motomjetin, humb jetën 64-vjeçari

Aktualitet | 54 minuta më parë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit, 64-vjeçari P. N., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik,” njoftoi policia.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme