Tradita e Kolonjës në fundvit – Bakllavaja dhe këngët që shoqërojnë përgatitjen e ëmbëlsirave

Në çdo fundvit, në shtëpitë e Kolonjës, përgatitja e bakllavasë shoqërohet me një traditë të veçantë, ku gratë e shtëpisë këndojnë këngë tradicionale teksa gatuajnë këtë ëmbëlsirë.
Kjo traditë e vjetër është pjesë e një rituali që përfshin dasmat, përgatitjen e zahireve, si dhe festa të tjera të kësaj krahine.
Siç tregojnë amvisat kolonjare këngët janë gjithmonë pjesë e këtyre përgatitjeve, duke shoqëruar çdo festë dhe ngjarje të rëndësishme familjare.
Eriselda Bilo, e cila është nuse në Kolonjë, tregon se edhe ajo ka mësuar këngët tradicionale dhe i këndon me gëzim gjatë përgatitjes së ëmbëlsirave. Ajo thekson se tradita do të vazhdojë të ruhet dhe kalojë tek brezat e rinj. “Patjetër që do ta ruajmë traditën e Kolonjës”, tha ajo.
Kjo traditë, e shoqërimit të gatimeve me këngë është shndërruar në një pjesë të pandashme të gëzimeve familjare dhe mbetet një element i rëndësishëm i kulturës dhe jetës shoqërore të zonës së Kolonjës.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




