Tradita të pabesueshme të natës së Vitit të Ri nëpër botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Çdo vend në botë ka zakonet e veta të Vitit të Ri. Në të gjithë botën presin ardhjen e Vitit të Ri me numërimin mbrapsht për të përshëndetur të vjetrin.

Spanjë

Në Spanjë është tradicionale të hahet rrush. Në mesnatë, duhet të hahen 12 kokrra rrush. Natyrisht, çdo rrush korrespondon me një muaj të vitit. Kjo traditë tipike spanjolle premton mirë për 12 muajt në vijim.

Kolumbia

Në Kolumbi ekziston një traditë shumë e veçantë që ndodh në natën e Vitit të Ri. Ata që zgjedhin ta respektojnë atë, në mesnatë marrin një valixhe bosh dhe fillojnë të ecin nëpër rruge në mënyrë që të mbledhin në të sa më shumë të mira.

Tajlandë, beteja e ujit

Në Tajlandë ka një ngjarje që festohet në natën e Vitit të Ri e quajtur Songkran. Është një festival uji që shënon fillimin e Vitit të Ri Thai. I mbajtur çdo vit midis 13 dhe 15 prillit, ai përmban një luftë me ujë që përfundon me të gjithë të njomur plotësisht.

Hogmanay në Skoci

Hogmanay është një festë e madhe në rrugë dhe ndezjen e zjarrit. Një nga pikat kryesore është procesioni me pishtarë që zhvillohet më 30 dhjetor ku mijëra njerëz mbajnë pishtarë flakë, ndërsa të tjerë luajnë dajre dhe gajde dhe krijohet një formë simbolike që ndryshon çdo vit.

Danimarkë

Më 31 dhjetor në Danimarkë ekziston një traditë e veçantë, pjatat thyhen në shenjë fati!

Greqia

Në Greqi në natën e Vitit të Ri është zakon të përgatitet një tortë e veçantë, e quajtur “vasilopita”. Veçantia? Brenda vendoset një monedhë dhe kushdo që e gjen do të jetë më me fat në vitin e ri.

Siberia

Në Siberi traditat janë ekstreme ashtu si temperaturat që mund të arrihen. Sipas traditës, në natën e Vitit të Ri është mbarë të hidhesh mbi një liqen të ngrirë në pjesën e pasme të një trungu peme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme