Traditë që pihet me miq-Pogradeci feston Verën Artizanale dhe Gështenjën

Aktualitet | 10 muaj më parë

Nata e dytë e Festës së verës dhe gështenjës në Pogradec ka sjellë argëtim, muzikë e ushqim tradicional, por edhe konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore.

Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës.

Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalzhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes. Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.

Për dy net me radhë, Pogradeci mirëpriti me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund u ndanë edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.

Gazetare: E. Xhindole                   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme