Tragjedi në Velipojë, humb jetën në det 82-vjeçari nga Kosova, dyshohet për arrest kardiak

Aktualitet | 1 ditë më parë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në bregdetin e Velipojës, ku një pushues nga Kosova ka humbur jetën gjatë kohës që po lahej në det. Autoritetet policore kanë dhënë informacionin paraprak lidhur me rrethanat e ngjarjes tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël” në Velipojë. Viktima është identifikuar si shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç.

Hetimet paraprake mbi ngjarjen

Nga verifikimet dhe të dhënat e para të grumbulluara në vendngjarje, dyshohet se ”gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur”.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme