Tragjedia me 18 viktima, reagojnë liderët evropianë: Ngjarje pikëlluese, Ukraina po ‘paguan’ taksë të madhe

Botë | 4 vite më parë

Pas tragjedisë me 18 të vdekur në Ukrainë, pas rrëzimit të helikopterit në një qytet në Kiev mbi një çerdhe fëmijësh, kanë qenë të shumta reagimet e liderëve evropiane. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjet e viktimave, Presidentin Zelensky dhe mbarë vendin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel po ashtu ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë, duke thënë se Evropa i bashkohet Ukrainës në pikëllim. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, shkruan se përplasja tregon “taksën e madhe” që po paguan Ukraina në luftën kundër Rusisë.

Për tragjedinë e rëndë me 18 viktima mes të cilëve 3 fëmijë, Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit, kanë reaguar dhe zyrtarët e lartë ukrainas.

Kryeministri Denys Shmyhal postoi një homazh në Twitter, së bashku me fotot e disa prej viktimave, ministrit të brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësit të tij të parë, Yevheniy Yenin dhe sekretarit të shtetit të ministrisë Yurii Lubkovych. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, thotë se është “i pikëlluar” nga vdekja e kolegëve të tij dhe u dërgon ngushëllimet më të thella familjeve të tyre dhe familjeve të të gjithë atyre që u vranë këtë mëngjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme