Tre të vdekur dhe 44 të plagosur në protestat kundër rizgjedhjes së Maduros

Protestat kundër rizgjedhjes së Nicolas Maduro lanë tre të vdekur dhe 44 të plagosur të hënën , tha OJQ-ja monitoruese e spitaleve ”Encuesta Nacional de Hospitales”.
Kjo e çon në katër numrin e vdekjeve në total nga protestat. Kemi regjistruar 44 të plagosur dhe tre të vdekur”, shkruan OJQ-ja.
Të hënën në mbrëmje, OJQ-ja tjetër ”Foro penal” regjistroi një vdekje në shtetin e Jarakuit.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale dhe një mandat të tretë në detyrë, njoftoi Këshilli Zgjedhor (CNE).
“Maduro fitoi rreth 51% të votave duke mposhtur kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez, i cili siguroi rreth 44%”, tha CNE.
Në zgjedhjet presidenciale konkurruan 10 kandidatë, ndërsa disa sondazhe të opinionit para zgjedhjeve e renditën Gonzalezin përpara Maduros, i cili ka qenë në krye të vendit të Amerikës së Jugut për 11 vite.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



