Tropoja, destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit – Sezon i mbushur me turistë dhe investime të reja në bujtina e restorante

Aktualitet | 11 muaj më parë

Sezoni turistik në Tropojë ka qenë ndër më të mirët e viteve të fundit, me një numër të lartë vizitorësh që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Një prej menaxherëve që ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit në Tropojë tregon se gjatë gjithë verës hoteli dhe restoranti që menaxhon kanë pritur vizitorë nga vende si Gjermania, Franca, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kemi pasur turistë nga Amerika, Kanadaja, Europa apo edhe Arabia Saudite dhe për këtë jemi shumë krenarë,” shprehet një prej menaxhereve.

Një grup turistësh nga Gostivari kanë zgjedhur këtë vit, për herë të parë, të vizitojnë Tropojën.

“Kjo është hera e parë që vijmë këtu dhe shpresojmë që në të ardhmen të sjellim edhe vizitorë të tjerë. Ka një pastërti dhe veçanti nga lumenjtë që janë ndryshe nga ata në Maqedoni”, shprehen turistët.

Ky sezon e ka vërtetuar edhe njëherë se Tropoja po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik për shqiptarët dhe të huajt, ku bashkëjetojnë tradita, zhvillimi dhe mundësi të reja për banorët e zonës.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme