Trump: Së shpejti do të marrim një vendim për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar do të marrë shumë shpejt një vendim përfundimtar lidhur me Iranin.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, përpara nisjes së tij nga Kopshti Jugor, kreu i Shtëpisë së Bardhë përdori tone të ashpra ndaj Teheranit, duke e cilësuar atë si një “shtet të dështuar”.
“Ata nuk kanë ekonomi. Inflacioni atje ka arritur në 300%. Nuk kanë para, nuk po paguajnë ushtarët e tyre dhe nuk po paguajnë asnjë njeri,” u shpreh Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur po qarkullojnë raportime intensive për diskutime diplomatike dhe ushtarake lidhur me mundësinë e rifillimit të luftimeve.
Kjo situatë përkon me afatet kryesore politike, zgjedhjet në Izrael më 27 tetor dhe zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor.
Javën e kaluar, vetë presidenti deklaroi se SHBA-ja nuk do të ndërmerrte sulme ndaj Iranit përpara zhvillimit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




